Ndërlidhjet

Të shtëna në Nju Orllins


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Nju Orllins të Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se së paku 19 njerëz janë qëlluar dhe plagosur gjatë një parade për nder të Ditës së Nënave.

Byroja Federale e Inteligjencës (FBI) ka thënë se nuk dyshon se sulmi ka qenë terrorist. Një zëdhënëse e saj e ka cilësuar atë si “akt të dhunës në rrugë”.

Motivi për sulmin nuk ka qenë menjëherë i njohur.

Policia ka thënë se të plagosurit përfshijnë një djalë dhe një vajzë nga 10 vjeç, dhjetë burra dhe shtatë gra.

Autoritetet e rendit janë duke kërkuar për tre të dyshuar.

Rreth 400 njerëz thuhet të kenë qenë në zonë, në momentin e sulmit.
XS
SM
MD
LG