Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe liderë rajonalë urojnë Pakistanin


Zgjedhjet në Pakistan

Zgjedhjet në Pakistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe liderët e Afganistanit dhe të Indisë kanë uruar Pakistanin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Obama ka thënë se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me qeverinë, e cila del “në mbështetje të një të ardhmeje më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më prosperuese për popullin e Pakistanit”.

Kryeministri indian, Manmohan Singh, ka shprehur dëshirën për të punuar me Qeverinë e re të Pakistanit “në një drejtim të ri për marrdhëniet midis dy vendeve”.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka përgëzuar pakistanezët për pjesëmarrje masive në zgjedhje, pavarësisht kërcënimeve për sulme terroriste.

Zgjedhjet parlamentare në Pakistan janë mbajtur të shtunën.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG