Ndërlidhjet

logo-print

Virusi NCoV “mund të bartet nga njeriu në njeri”


Logo e OBSH-së

Logo e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është e mundur që virusi i llojit të ri, NCoV, të transmetohet në mesin e njerëzve me kontakte të afërta.

Paralajmërimi vjen pasi Ministria franceze e Shëndetësisë ka konfirmuar një rast të dytë me këtë virus.

Në Arabinë Saudite janë raportuar dy njerëz të vdekur nga ai.

NCoV shkakton pneumoninë dhe nganjëherë dështimin e veshkave.

Zyrtarë të OBSH-së kanë shprehur shqetësimin për potencialin e virusit që të shpërndahet.

Sipas të dhënave të OBSH-së, qysh në vitin 2012, kanë qenë 33 raste të konfirmuara në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Nga to, 18 kanë vdekur.
XS
SM
MD
LG