Ndërlidhjet

Cameron takon sot Obamën


Foto arkivi
Foto arkivi
Konflikti në Siri pritet të jetë tema kryesore e bisedimeve ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministrit britanik, David Cameron.

Dy aleatët do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar, Cameron ka diskutuar Sirinë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vizita e Cameronit në Shtetet e Bashkuara pritet të përfshijë edhe qëndrimin në Boston, ku sulmet me bomba të 15 prillit kanë vrarë tre njerëz dhe kanë plagosur mbi 260 të tjerë.
XS
SM
MD
LG