Ndërlidhjet

Australia mbyll ambasadën në Budapest


Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard.
Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard.
Australia do të mbyllë ambasadën e saj në Budapest për të kursyer buxhetin në politikën e jashtme.

“Pritet që Qeveria australiane, me në krye Julia Gillardin, të bëjë publike edhe masa të tjera kursimi, për të reduktuar deficitin e vendit”, shkruan agjencia hungareze MTI.

“Hap i rëndësishëm është mbyllja e një ambadase – dhe ajo është ambasada në Budapest”, citon MTI ministrin e Jashtëm të Australisë, Bob Kar.
XS
SM
MD
LG