Ndërlidhjet

Talibanët thonë se do të lirojnë pengjet turke


Afganistan

Afganistan

Kryengritësit talibanë kanë thënë se do të lirojnë së shpejti katër pengjet e mbetura turke, të kapura muajin e kaluar.

Tetë inxhinierë turq janë rrëmbyer, pasi helikopteri tyre është detyruar të bëjë ulje emergjente në provincën Logar të Afganistanit, më 21 prill.

Një përkthyes afgan dhe dy pilotë – njëri nga Rusia, tjetri nga Kirgizia – janë rrëmbyer po ashtu.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të dielën se katër turq janë liruar dhe dorëzuar, pas për përpjekjeve të shërbimeve inteligjente të Turqisë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahed, ka thënë sot se lirimi i pengjeve ka qenë “gjest i vullnetit të mirë”, ndërsa “katër të tjerët do të lirohen në të ardhmen e aftërt”.

Ai nuk ka përmendur përkthyesin afgan apo dy pilotët.
XS
SM
MD
LG