Ndërlidhjet

SHBA/Kore e Jugut: Stërvitje të përbashkëta


Kore e Jugut
Kore e Jugut
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitje të përbashkëta detare.

Marina e SHBA-së ka bërë të ditur se stërvitjet do të përfshijnë “operacione ajrore, manovra të anijeve dhe këmbime të oficerëve ndërlidhës”.

Ato do të zgjasin dy ditë dhe do të zhvillohen përreth portit Busan të Koresë së Jugut.

Edhe pse Seuli dhe Uashingtoni kanë thënë se stërvitjet janë të natyrës mbrojtëse, Koreja e Veriut i ka përshkruar ato si “prova për pushtim”.

Tensionet midis Koreve kanë arritur kulmin prejse Phenjani ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG