Ndërlidhjet

Netanyahu dhe Putini do të flasin për Sirinë


Putin dhe Netanyahu - foto arkivi
Putin dhe Netanyahu - foto arkivi
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takojë të martën presidentin rus, Vladimir Putin.

Kremlini ka bërë të ditur se konflikti në Siri do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve, të cilat do të zhvillohen në Rusi.

Ditë më parë, Moska ka thënë se planifikon të furnizojë Qeverinë siriane me bateri të avancuara antiraketore S-300.

Një gjë e tillë ka shkaktuar shqetësime te Izraeli dhe vende të tjera.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ky hap i Moskës do të ishte “potencialisht destabilizues” për rajonin.
XS
SM
MD
LG