Ndërlidhjet

Samsung me zbulime të reja


Produkt i Samsung-ut
Produkt i Samsung-ut
Samsung Electronics ka thënë se ka testuar me sukses gjeneratën e pestë të teknologjisë “wireless”, e cila “është disa qindra herë më e shpejtë se rrjetet aktuale 4G”.

Samsung ka thënë se ka qenë në gjendje të transferojë të dhëna prej më shumë se një gigabajti për sekond, në një distancë prej dy kilometrash.

Gjiganti i Koresë së Jugut po ashtu ka thënë se teknologjia e re do t’iu mundësojë përdoruesve të shkarkojnë një film të tërë për një sekond.

Kompania nuk pret që kjo teknologji të jetë gati për treg deri në vitin 2020.
XS
SM
MD
LG