Ndërlidhjet

Sharif do të përmirësojë lidhjet me Indinë e SHBA-në


Nawaz Sharif
Nawaz Sharif
Nawaz Sharif, politikani nga Pakistani, i cili pritet të bëhet kryeministër i këtij vendi, ka thënë se synon të lehtësojë marrëdhëniet me Indinë.

Dy ditë pasi partia e tij ka fituar zgjedhjet kombëtare, Sharif u ka thënë gazetarëve në Lahore se “frika e përbashkët duhet të adresohet”.

Ai ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin indian, Manmohan Singh, dhe se janë shkëmbyer ftesa reciproke për vizita.

Pakistani dhe India kanë luftuar tri luftëra – dy nga to për rajonin e kontestueshëm të Kashmirit.

Sharif, i cili ka shërbyer dy mandate si kryeministër, para se të rrëzohej në grusht-shtetin e vitit 1999, ka thënë se do të përmirësojë marrëdhëniet edhe me Ushingtonin.

Ai, megjithatë, ka kritikuar sulmet e telekomanduara të SHBA-së në Pakistan, duke i cilësuar si sfidë për sovranitetin e vendit.
XS
SM
MD
LG