Ndërlidhjet

logo-print

Irinej dhe Nikolliq flasin për Kosovën


Nikolliq dhe Irinej - foto arkivi

Nikolliq dhe Irinej - foto arkivi

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kanë thënë sot se për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës është i nevojshëm uniteti absolut”.

“Problemi është shumë i madh dhe për ne është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar rreth Kosovës”, u ka thënë Irinej gazetarëve, pas bisedimeve me Nikolliqin.

Ky i fundit ka thënë se Serbia do të zgjidhë “problemin e Kosovës” duke mos dëmtuar Kushtetutën e saj, as sovranitetin dhe as sigurinë e serbëve në Kosovë.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur muajin e kaluar në Bruksel marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj ka ngecur dhe, për një gjë të tillë, palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.
XS
SM
MD
LG