Ndërlidhjet

Elvis Kelmendi dënohet me 4 vjet burgim


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Elvis Kelmendi, i cili ishte ndjekur penalisht nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas, është shpallur fajtor për tentim vrasje dhe është dënuar me katër vjet burgim nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës, bën të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Kelmendi fillimisht është akuzuar nga prokuroria për tentim vrasje të rëndë, të kryer në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 2010 kundër Elvis Hoxhiqit. Gjatë gjykimit, Kelmendi është deklaruar fajtor për akuzën e ndryshuar për tentim vrasje.

Elvis Kelmendi fillimisht është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të Njoftimit të Kuq të Interpolit dhe pastaj është liruar. Policia e EULEX-it e ka arrestuar atë përsëri në bazë të një hetimi të nisur nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas, në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe në bazë të informatave të pranuara nga Bosnja e Hercegovina.

Elvis Kelmendi është djali i Naser Kelmendit, i dyshuar për krim të organizuar.
XS
SM
MD
LG