Ndërlidhjet

Itali: Prokurorët kërkojnë dënim për Berluskonin


Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi
Prokurorët në qytetin italian, Milano, sot kanë kërkuar dënim me 6 vjet burgim dhe ndalesë të përjetshme për t’u marrë me politikë, për ish kryeministrin Silvio Berlusconi, në një çështje të ndërlidhur seksuale.

Prokurorja Ilda Boccassini e ka bërë këtë kërkesë gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në procesin kundër Berlusconit, që është i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe se ka pasur seks me një prostitute të mitur.

Berlusconi 76 vjeçar, një nga njerëzit më të pasur në Itali, është i akuzuar se ka pasur seks me vajzën Karima El Maroug, e cila në atë kohë ishte 17 vjeçare, gjatë një pritjeje luksoze të organizuar nga ai, në kohën kur ishte kryeministër.

Kjo pritje është e njohur me emrin “bunga-bunga”.

Vajza El Maroug refuzon se ishte prostitute ose se ka pasur seks me Berlusconin.

Ky proces u bë vetëm disa ditë, pasi një gjykatë e apelit e ka mbështetur një vendim të mëhershëm për dënim me katër vjet burg kundër Berlusconit për mashtrim tatimor.
XS
SM
MD
LG