Ndërlidhjet

Turqi: Ka humbur kontakti me aeroplanin luftarak


Aeroplani luftarak F-16
Aeroplani luftarak F-16
Ushtria e Turqisë thonë se është humbur kontakti me një aeroplan luftarak në pjesën jugore të Turqisë.

Sipas kumtesës së ushtrisë, sot autoritetet e kanë humbur kontaktin me aeroplanin F-16, derisa ai fluturonte mbi malet në provincën Osmanije, afër kufirit me Sirinë.

Në kumtesë thuhet se aeroplani luftarak ishte nisur nga baza veriore në provincën Amasija.

Kontakti i fundit me pilotin ishte në momentin kur ai tha se po katapultohej.

Ka nisur kërkimi për gjetjen e pilotit dhe të aeroplanit.
XS
SM
MD
LG