Ndërlidhjet

Obama: SHBA punon me Britaninë lidhur me Sirinë


Barack Obama (djathtas) dhe David Cameron gjatë konferencën për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama (djathtas) dhe David Cameron gjatë konferencën për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se Uashingtoni po punon me Londrën për ta mbajtur nën presion qeverinë e Sirisë, për ta forcuar opozitën e moderuar atje dhe për të punuar për shtyrje që të përfundoj regjimi i linjës së fortë i presidentit Bashar al-Assad.

Dhunën në Siri, zoti Obama e ka vlerësuar si tmerruese dhe theksoi se aleatët perëndimorë do të punojnë së bashku për forcimin e opozitës së moderuar kundër udhëheqjen së Assadit.

Këto komente Barack Obama i bëri sot në konferencën e përbashkët për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, me kryeministrin britanik, David Cameron.

Ata diskutuan për luftën civile në Siri, për procesin paqësor në Lindjen e Mesme, për marrëveshjen e propozuar për tregti të lirë me Evropën dhe për samitin e ardhshëm të tetë vendeve më të zhvilluara industrialisht në Irlandën Veriore.

Kryeministri Cameron tha se Britania do ta dyfishoj ndihmën jovdekjeprurëse për opozitën në Siri gjatë vitit që vjen.

Zoti Cameron e viziton edhe Bostonin për t’i nderuar ata që humbën jetën dhe u plagosën në Maratonën në këtë qytet.
XS
SM
MD
LG