Ndërlidhjet

Vuçiq: Tash dallimi me serbët e Kosovës nuk është i thellë


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se hendeku ndërmjet qeverisë në Beograd dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, nuk është “aq i thellë”, por kjo nuk do të thotë se serbët e Kosovës do ta pranojnë lehtë zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve, të arritur në Bruksel më 19 Prill.

“Fuqishëm besoj se në ditët e ardhshme do të marrim vendim të përbashkët në të mirë të gjithë kombit”, i tha Vuçiq portalit Veçernje Novosti.

Ai theksoi se takimi i tij i djeshëm me serbët e Kosovës ka treaguar se “ata i besojnë shtetit të tyre”.
Mëtutje, Vuçiq ka veçuar se fëmijët serbë në shkolla nuk do të mësojnë sipas programeve shqiptare, ndërsa në “pjesën veriore kurrë nuk do të shkel ushtria shqiptare”.

Sipas tij, “me këtë marrëveshje perëndimi e pranon ekzistimin e Bashkësisë së komunave serbe”.

Vuçiq konsideron se ky dokument është rast që populli serb të mbijetoj në Kosovë dhe se “më nuk do të vërsulet në disfata”.
XS
SM
MD
LG