Ndërlidhjet

Degert: Nuk ka shumë kohë për planin e zbatimit


Vincent Degert

Vincent Degert

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, thotë se nuk ka shumë kohë për definimin dhe harmonizimin e një plani të besueshëm për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Serbisë e Kosovës, që është arritur më 19 Prill në Bruksel.

“Në këtë moment është vështirë të jepen çfarëdo parashikimesh për finalen e diskutimeve për datën në Këshillin e Evropës, në fund të muajit Qershor, por koha po kalon dhe të dy palët duhet të bëjnë përpjekje maksimale që sa më parë të arrihet kompromisi”, i tha zoti Degert gazetës Veçernje Novosti.

Ai ka përkujtuar se me të gjitha marrëveshjet e mëparshme, që janë arritur në dialog, ka pasur probleme kur zbatoheshin.

“Por, gjithmonë janë gjetur zgjidhje, në mënyrë që marrëveshjet të zbatoheshin në praktikë”, tha Degert dhe shtoi se “jam i bindur se kështu do të jetë edhe tash dhe nëse ekipet për zbatimin e marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, nuk arrijnë të pajtohen për planin e implementimit, ndoshta do të jetë i nevojshëm arbitrazh shtesë, në nivel më të lartë politik”.
XS
SM
MD
LG