Ndërlidhjet

BE: Sllovenia ta shqyrtoj gjendjen në sektorin bankar


Komisionari për ekonomi i BE-së Olli Rehn
Komisionari për ekonomi i BE-së Olli Rehn
Ministrat e financave të shteteve të eurozonës i kanë tërhequr vërejtjen Sllovenisë që të ndërmarrë “aksion të shpejt dhe të vendosur” për shqyrtimin e jobalanceve ekonomike.

Ministrat e financave, në takimin e mbrëmnëshëm në Bruksel, i kanë bërë thirrje Sllovenisë që ta ripërtrijë besimin në sektorin bankar dhe t’i ketë financat piublike nën kontroll.

Komisionari për ekonomi i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, tha se ishte inkurajuar nga propozimet e fundit të Lubjanës për rritjen e tatimit të vlerës së shtuar, për ulje të shpenzimeve, dhe për krijimin e një banke, e cila do të kujdesej për kreditë e këqia, që e kanë dëmtuar sistemin bankar shtetëror.

Por, megjithatë Ren theksoi se është “shumë herët” të thuhet se a do të mjaftojnë këto masa.

Sllovenia po përpiqet t’i përgënjeshtroj spekulimet se mund të jetë vendi i ardhshëm i BE-së, që do t’i duhet ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG