Ndërlidhjet

Zvicër: Filloi procesi për dyshime për pastrim të parave në Çeki


Pamje nga kryeqyteti i Zvicrës Bernë
Pamje nga kryeqyteti i Zvicrës Bernë
Njëri nga skandalet më të mëdha, që daton nga koha e lulëzimit të privatizimit, pas rënies së komunizmit në Evropën Qendrore, ka arritur dje para një gjykate në Zvicër, disa vite pas dyshimeve për pastrim të parave, që ka shkaktuar bllokimin e afro 500 milionë eurove.

Prokurotë e Zvicrës thonë se gjajshtë të akuzuar, pesë shtetas çekë dhe një belg, kanë bërë konspiracion për ta fituar kontrollin ndaj minierës më të madhe në Çeki, MUS, që tash quhet Czech Coal, ndërmjet viteve 1997 dhe 2003.

Të akuzuarit thonë se nuk kanë bërë asgjë ilegale.

Hetimet e përsëritura në Çeki, lidhur me këtë rast, me involvimin e disa investitorëve të njohur çekë, nuk dhanë kurrfarë rezultatesh. Kjo gjë i kishte shqetësuar autoritetet e Zvicrës dhe i kishte nxitur kritikët të sugjerojnë për pamundësi ose anësim të palës çeke për të vepruar.

Prokurorët zviceranë thonë se të akuzuarit i kishin përdorë paratë e vetë kompanisë MUS, për ta blerë gjysmën e aksioneve të saj, raporton agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG