Ndërlidhjet

Rusi: Putin dhe Netanyahu bisedojnë për Sirinë


Putin (djathtas) gjatë takimit me Netanyahun

Putin (djathtas) gjatë takimit me Netanyahun

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e kanë filluar takimin e tyre në pushimoren Soçi në Rusi.

Në fillim të takimit të sotëm, Putin theksoi se bisedimet do të fokusohen “veçanërisht në Siri”.

Pritet që Netanyahu do ta shtroj çështjen e shqetësimeve për raportet për planet e Moskës që Sirisë t’i shesë bateritë anti-raketore të avancuara S-300. Regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, është aleat i gjatë i Rusisë.

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, kishte thënë se një shitje e tillë do të ishte “potencialisht destabilizuese”.
XS
SM
MD
LG