Ndërlidhjet

Gjeorgji: U formua grupi për hetimin e luftës me Rusinë


Bidzina Ivanishvili

Bidzina Ivanishvili

Në Gjeorgji është formuar një grup special hetues për shqyrtimin e rrethanave lidhur me luftën e shkurtër ndërmjet Gjeorgjisë e Rusisë, në muajin Gusht të vitit 2008.

Prokurori i përgjithshëm i Gjeorgjisë, Archil Kbilashvili, u tha sot gazetarëve në kryeqytetin Tbilisi, se tetë hetues të lartë nga zyra e tij, nga ministria e brendshme dhe nga policia ushtarake, do t’i shqyrtojnë “aktivitetet e mundshme kriminale gjatë dhe pas luftës”.

Muajin e kaluar, kryeministri Bidzina Ivanishvili, tha se presidenti Mikheil Saakashvili, mund të thirret për t’u marrë në pyetje lidhur me luftën.

Pas luftës, dy rajone separatiste të Gjeorgjisë, Osetia Jugore dhe Abhazia, janë njohur si të pavarura nga Rusia.

Prej se në zgjedhjet e fundit, partia e Bidzina Ivanishvilit, fitoi në zgjedhje dhe ai u bë kryeministër, shumë aleatë të presidentit Saakashvili janë nën hetime ose janë akuzuar për keqbërje.
XS
SM
MD
LG