Ndërlidhjet

Rusi: Diplomati i SHBA-ve akuzohet për rekrutim të spiunëve


I punësuari në Ambasadën amerikane në Moskë, Ryan Cristopher Fogle, arrestohet nga shërbimet ruse
I punësuari në Ambasadën amerikane në Moskë, Ryan Cristopher Fogle, arrestohet nga shërbimet ruse
Autoritetet e Rusisë e kanë arrestuar për një kohë të shkurtër një të punësuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Moskë, për dyshime se ishte përpjekur ta rekrutoj një oficer të inteligjencës ruse për të punuar për agjencinë CIA të Shteteve të Bashkuara.

Shërbimi i sigurisë federale të Rusisë ka njoftuar sot se personi i indentifikuar si Ryan Crisfopher Fogle, ishte arrestuar gjatë natës dhe më vonë i ishte dorëzuar Ambasadës amerikane.

Është thënë se janë konfiskuar “pajisje teknike speciale, instruksione të shkruara për rekrutimin e shtetasit rus, një sasi e madhe e parave të gatshme dhe pajisje për maskim”.

Autoritetet ruse thanë se ky person kishte punuar “fshehurazi” si sekretari i tretë i seksionit politik të Ambasadës amerikane.

Ministria e jashtme e Rusisë e kishte thirrë ambasadorin amerikan në Moskë, Michael McFaul. Gjatë një sesioni të pyetje-përgjigjjeve në Twitter, ai ka refuzuar ta komentoj rastin.
XS
SM
MD
LG