Ndërlidhjet

L. e Mesme: Takimi për Sirinë – javën e ardhshme


Pamje nga luftimet në Siri
Pamje nga luftimet në Siri
Jordania ka njoftuar se takimi i ardhshëm i grupit “Miqtë e Sirisë” do të mbahet javën e ardhshme në Aman të Jordanisë.

Ky grup, i cili e kundërshton presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, pritet t’i harmonizoj qëndrimet para një konference të mundshme paqësore, që është propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Ministria e jashtme e Jordanisë ka njoftuar sot se në takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia.

Sot më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha në Stokholm të Suedisë se kryengritësit në Siri mund të marrin ndihmë shtesë, nëse përfaqësuesit e qeverisë së Sirisë, nuk marrin pjesë në konferencën për arritjen e paqes.

Ministri i informacionit i Sirisë ka thënë se pjesëmarrja e qeverisë në konferencë “varet nga njohja e detajeve”.
XS
SM
MD
LG