Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë amerikanë në Afganistan


Afganistan
Afganistan
NATO ka bërë të ditur se katër ushtarë amerikanë janë vrarë nga shpërthimi i bombës në Kandahar të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës, Javid Ahmad Faisal, ka thënë se ushtarët po udhëtonon me automjetin e tyre në qarkun Zhari.

Ndërkaq, zëdhënësi i NATO-s, kolonel Thomas Collins, ka thënë se nga sulmi janë plagosur edhe dhjetëra njerëz.

Të hënën, tre ushtarë gjeorgjianë, të cilët shërbenin në kuadër të forcës së NATO-s në Afganistan, janë vrarë nga një sulm i militantëve në provincën Helmand.
XS
SM
MD
LG