Ndërlidhjet

H&M dhe Zara ndihmojnë Bangladeshin


Pasojat e shembjes së fabrikës në Bangladesh

Pasojat e shembjes së fabrikës në Bangladesh

Disa nga firmat më të mëdha në botë të veshjeve kanë bërë marrëveshje për të përmirësuar sigurinë në fabrikat e tekstilit në Bangladesh.

Marrëveshja pason katastrofën e muajit të kaluar pranë kryeqytetit Daka, ku nga shembja e një fabrike kanë humbur jetën mbi 1,100 punëtorë.

Në mesin e firmave nënshkruese të marrëveshjes janë H&M dhe Zara.

Negociatat janë udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare për Punë dhe grupe tjera të punës.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende, por raportet thonë se ajo u kërkon kompanive që të angazhohen financiarisht në përmirësimin e standardeve të sigurisë.

Bangladeshi është njëri nga eksportuesit më të mëdhenj të veshjeve në botë.
XS
SM
MD
LG