Ndërlidhjet

Mërkiq falënderon Rumaninë për mosnjohje të Kosovës


Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiq.
Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiq.
Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiq, ka falënderuar sot shtetin rumun për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të disa zyrtarëve rumunë se Bukureshti mund të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, Mërkiq ka thënë se sa më vonë që do të bënte Rumania një hap të tillë, do të ishte aq më mirë.

Mërkiq i ka bërë këto komente në Bukuresht, pas takimit me homologn rumun, Titus Corlatean.

Ky i fundit ka thënë se Rumania përshëndet “vullnetin dhe guximin politik të Serbisë në bisedimet dhe marrëveshjet me Kosovën, me të cilat i hapen perspektiva të reja historike”.

Rumania është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende shtetësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG