Ndërlidhjet

Thaçi dhe Daçiq takohen më 21 maj


Thaçi - Ashton - Daçiq
Thaçi - Ashton - Daçiq
Takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, pritet të mbahet më 21 maj, në Bruksel.

Lajmi është konfirmuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit.

“Kam ftuar kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi për një takim javën e ardhshme, më 21 maj, në Bruksel, për të diskutuar hapat e përbashkët që duhet të ndërmerren për zbatimin e marrëveshjes së prillit. Zbatimi i shpejtë është i një rëndësie vendimtare”, ka thënë Ashton përmes deklaratës për media.

Thaçi dhe Daçiq kanë arritur më 19 prill marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Zbatimi i saj ka ngecur dhe, për një gjë të tillë, palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.
XS
SM
MD
LG