Ndërlidhjet

logo-print

HRW dënon videon që “përdhos viktimat”


Logo e Human Rights Watch

Logo e Human Rights Watch

Një video, e cila tregon një rebel sirian duke marrë një copë të zemrës nga një ushtar i vdekur, është dënuar fuqishëm.

Organizata Human Rights Watch ka identifikuar rebelin si Abu Sakkar dhe ka thënë se veprimet e tij paraqesin krim lufte.

“Betohem në Zotin se do të hamë zemrat dhe mushkëritë e juaja, ushtarë të Bashar qenit”, ka thënë rebeli, duke iu referuar presidentit sirian, Bashar al-Assad, raporton BBC.

“Përdhosja dhe gjymtimi i një personi të vdekur është padyshim krim lufte”, ka thënë Peter Bouckaert, drejtor për emergjenca në HRW.

Organizata po ashtu ka thënë se kryesit e krimeve të luftës duhet ta dinë se nuk ka mosndëshkim dhe se do të sillen para drejtësisë.

Videoja është postuar online të dielën, edhe pse gazetarë të Time Magazine kanë thënë se kanë parë pamje të saj qysh në muajin prill.

Konflikti civil në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime, ndërsa miliona të tjerë kanë braktisur shtëpitë.
XS
SM
MD
LG