Ndërlidhjet

Këshilli i Arktikut diskuton ndryshimet klimatike


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e jashtëm të tetë vendeve të Arktikut takohen sot në Suedi, për të diskutuar problemet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe rritja e aktivitetit tregtar në Arktik.

Këshilli i Arktikut, i cili tubon Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Norvegjinë, Danimarkën, Islandën, Suedinë dhe Finlandën, është themeluar në vitin 1996 për të mbrojtur ambinetin e brishtë të Arktikut.

Ministrat pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të detyrueshme për parandalimin e derdhjeve të naftës.

Kërkesat e 14 vendeve, në mesin e tyre Kina, për t’iu bashkuar Këshillit të Arktikut si vëzhguese, pritet të jenë po ashtu në agjendë.
XS
SM
MD
LG