Ndërlidhjet

SHBA justifikon sjelljen ndaj AP-së


Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder.
Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder.
Administrata e Shteteve të Bashkuara ka justifikuar konfiskimin e regjistimeve telefonike të gazetarëve të agjencisë Associated Press, duke thënë se hapi i tillë ka pasur për qëllim mbrojtjen e jetëve të amerikanëve.

Prokurori i përgjithshëm, Eric Holder, ka thënë se Departamenti i Drejtësisë ka siguruar në mënyrë sekrete të dhënat, për të zbuluar se kush i ka dhënë informacione të ndjeshme të sigurisë agjencisë së lajmeve.

AP ka thënë se konfiskimi i regjistrimeve për 20 linja telefonike, për disa muaj me radhë, “është një ndërhyje masive dhe e paparë në aktivitetet e shtypit”.

Veprimi i Departamentit të Drejtësisë besohet se ka të bëjë me hetimet e një lajmi, i cili ka zbuluar detaje të një operacioni të CIA-s në Jemen.

Operacioni kishte ndaluar një komplot të Al Kaidës në vitin 2012, kundër një avioni që shkonte për në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG