Ndërlidhjet

logo-print

Obama dënon skandalin me taksat


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dënuar sjelljen “e patolerueshme” të stafit të agjencisë tatimore, pasi hetimet kanë zbuluar se ai padrejtësisht ka “sulmuar” grupet konservatore, kundërshtare të administratës së tij.

Obama ka thënë se ka urdhëruar administratën që të mabjë përgjegjës ata që kanë bërë veprime të tilla në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme.

Komentet e Obamës kanë pasuar raportin e Inspektoriatit të Përgjithshëm të Thesarit për Administratën Tatimore, i cili ka vënë në pah praktikat e Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme.

Ky i fundit, sipas raportit, nuk ka qenë i paanshëm në punën e tij.
XS
SM
MD
LG