Ndërlidhjet

Ekzaminim paraprak për incidentin izraelito-turk


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare për Krime, me seli në Hagë, ka thënë se do të hapë një ekzaminim parprak të bastisjes së ushtrisë izraelite në një flotilje që udhëtonte drejt Gazës, në vitin 2010.

Nëntë aktivistë turq kanë vdekur në bordin e anijes, kur në të kanë ndërhyrë komandot izraelite.

“Zyra ime do të kryejë një ekzaminim paraprak për të përcaktuar nëse janë përmbushur kriteret për hapjen e hetimeve”, ka thënë prokuroja e Gjykatës së Hagës, Fatou Bensouda.

Incidenti ka çuar edhe në përkeqësimin e marrdhënieve turko-izraelite.

Pak muaj më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar falje Ankarasë.
XS
SM
MD
LG