Ndërlidhjet

Mundja bashkon SHBA-në, Iranin, Rusinë


Mundës iranian

Mundës iranian

Mundësit nga Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Rusia janë paraqitur së bashku në Kombet e Bashkuara për të promovuar vlerat e mundjes.

Ekipet, të cilat ndodhen në Nju Jork për një ekspozitë të mundjes, shpresojnë të bëjnë presion mbi Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, për të mbajtur sportin e tyre në lojëra.

Bordi i këtij mekanizmi ka shkaktuar zemërim në muajin shkurt, kur ka votuar për heqjen e mundjes nga programi i Lojërave Olimpike më 2020.

Komiteti do të marrë vendimin përfundimtar në muajin shtator, në Buenos Aires.
XS
SM
MD
LG