Ndërlidhjet

Kremlini kritikon incidentin me “spiunazh”


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se përpjekjet e dyshuara të një diplomati amerikan për të rekrutuar një oficer të inteligjencës ruse në CIA, nuk u ndihmojnë përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Komentet e sotme të Dmitry Peshkovit janë të parat nga Kremlini në lidhje me arrestimin dhe më pas dëbimin e diplomatit.

Ambasadori amerikan në Moskë, Michael McFaul, është thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse në lidhje me incidentin dhe është takuar me zyrtarë të lartë.

Ai ka refuzuar të komentojë rastin.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Moskë ka identifikuar të dyshuarin si Ryan Christopher Fogle.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG