Ndërlidhjet

Komisioni Evropian ka kryer hetime në disa kompani të mëdha të naftës, të dyshuara për fiksimin e çmimeve.

Komisioni, i cili është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, nuk ka përmendur asnjërën nga kompanitë e përfshira në hetime.

Por, gjigantët e naftës, si: “Royal Dutch Shell”, “British Petroleum” dhe ”Norway's Statoil” kanë thënë se janë vizituar zyrat e tyre.

Komisioni Evropian ka shfaqur shqetësimin se kompanitë e naftës mund të kenë bërë komplote në raportimin e çmimeve. Ai po ashtu ka hetuar nëse kompanitë “mund të kenë penguar të tjerët nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit të çmimeve, me qëllim të shtrembërimit të çmimeve të publikuara”.

Fiksimi i çmimeve është shkelje e rregullave të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG