Ndërlidhjet

BE do të ndajë 520 mln euro për Malin


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Bashkimi Evropian do të ndajë 520 milionë euro për të ndihmuar rindërtimin e Malit.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se paratë do të ndihmojnë vendin afrikan të bëhet një “shtet i qëndrueshëm, demokratik dhe i begattë”.

Sot në Bruksel mbahet konferenca e donatorëve ndërkombëtarë për Malin, e para prejse Franca ka dërguar trupat e saj për dëbimin e rebelëve islamikë nga Mali verior, në muajin janar.

Pas takimit me shefin e KE-së, të martën në Bruksel, presidenti i përkohshëm i Malit, Dioncounda Traore, ka thënë se shpreson të grumbullojë 2 miliardë euro në konferencën e donatorëve.
XS
SM
MD
LG