Ndërlidhjet

Nikolliq Turqisë: Mos lobo për Kosovën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, u ka bërë thirrje autoriteteve turke që të mos lobojnë te të tjerët për njohje të pavarësisë së Kosovës, si dhe të mos lobojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Nga Turqia presim që çështja e Kosovës të mos jetë temë e bisedave të saj me partnerë të tjerë… Të mos përpiqet për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe të mos lobojë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare", ka thënë Nikoliq në Ankara, në samitin trepalësh Turqi-Serbi-Bosnjë.

Sipas mediave serbe, Nikolliq ka falënderuar Bosnjën që nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG