Ndërlidhjet

Ministrat e Arktikut angazhohen për të ardhmen e rajonit


Kiruna, Suedi
Kiruna, Suedi
Ministrat e Jashtëm të tetë vendeve të Arktikut janë takuar në Kiruna të Suedisë për të diskutuar problemet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe rritja e aktivitetit tregtar në Arktik.

Këshilli i Arktikut, i cili tubon Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Norvegjinë, Danimarkën, Islandën, Suedinë dhe Finlandën, është themeluar në vitin 1996 për të mbrojtur ambinetin e brishtë të Arktikut.

Ministrat janë pajtuar që të pranojnë Kinën, Japoninë, Indinë, Italinë, Korenë e Jugut dhe Singaporin si vëzhgues të përhershëm.

Ata po ashtu kanë miratuar një marrëveshje për parandalimin e rrjedhjeve të naftës.

Arktiku thuhet se mban 13 për qind të rezervave të pazbuluara të naftës në botë dhe 30 për qind të rezervave të pazbuluara të gazit.
XS
SM
MD
LG