Ndërlidhjet

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se janë arrestuar katër persona, të dyshuar për rrëmbim, ndërsa një tjetër është i kërkuar. Personi viktimë këtë rasrt e kishte paraqitur më 13 Maj në stacionin policor në Deçan.

Personat e kërkuar janë zënë nga Njësia e Hetimeve e këtij stacioni, një ditë më vonë, dhe të gjithë janë shqiptarë nga Kosova.

Personi që është ankuar ka thënë se ata i kishte bartur me makinën e tij nga Deçani në drejtim të Gjakovës, ndërsa kur kishin arritur në fshatin Carrabreg, e kishin përdorë forcën duke ia marrë kuletën me para (150 euro dhe 200 franga), dokumentet personale e gjëra të tjera.

Të dyshuarve u është caktuar paraburgimi 48 orësh, për të vazhduar procedurat e mkëtejshme.
XS
SM
MD
LG