Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Themelohen tri universitete të reja


MInistria e arsimit e Kosovës

MInistria e arsimit e Kosovës

Ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja, në një mbledhje të sotme të Komisionit parlamentar për arsim, ka shpjeguar më hollësisht vendimin e qeverisë së Kosovës për themelimin e universiteteve të reja publike në Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Zoti Buja theksoi se në këto qytete kanë funksionuar njësitë e Universitetit të Prishtinës, kështu që ato vetëm do të avancohen si universitete.

“Ne të gjithë e duam cilësinë dhe po punojmë seriozisht drejt avancimit të cilësisë në arsimin e lartë”, tha Ramë Buja.
XS
SM
MD
LG