Ndërlidhjet

NATO: Vazhdon mbajtja e një ambienti të sigurt në Kosovë


Gjenerali Knud Bartels
Gjenerali Knud Bartels
Në takimet e Komitetit Ushtarak të NATO-s në Bruksel, në formatin e shefave të shtatmadhorive, dje dhe sot, është diskutuar pos tjerash, edhe për gjendjen në Kosovë.

Kryesuesi i këtij komiteti, gjenerali Knud Bartels, tha se për “KFOR-in mbesim optimistë sa i përketë situatës së sigurisë në Kosovë”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për çështjen e planit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjenerali Bartels ka theksuar se “NATO-ja e lehtëson planin e implementimit, i cili ende duhet të finalizohet”.

Ai ka deklaruar se “ne e përshëndesim si hap të rëndësishëm normalizimin në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i demonstruar nga marrëveshja aktuale, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, dhe shtoi se NATO-ja ka reflektuar “lidhur me implikimet e mundshme të saj për KFOR-in, dhe do t’i kthehemi kësaj çështjeje në takimin e Budapestit në Shtator”.

Lidhur me angazhimin e aleancës në Kosovë, Bartels theksoi:

“NATO-ja do të vazhdoj ta mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë në gjithë Kosovën”.
XS
SM
MD
LG