Ndërlidhjet

Shqipëri: Filloi punën misioni vëzhgues i OSBE-së për zgjedhje


Vëzhguesit zgjedhorë nga Organizata Për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka filluar misionin e vet për zgjedhjet e përgjithshme më 23 Qershor në Shqipëri.

Ekipi i parë prej 15 anëtarëve të OSBE-së tashmë është në Tiranë, ndërsa afro 400 vëzhgues të tjerë afat-shkurtër, do të arrijnë pak para zgjedhjeve të përgjithshme, ka thënë sot shefja e misionit Conny McCormack.

Në zgjedhjet e 23 Qershorit do të zgjedhen 140 anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, për mandatin katërvjeçar.

Favoritët kryesorë në këto zgjedhje janë Partia Demokratike e kryeministrit aktual, Sali Berisha, dhe Partia Socilaiste në opozitë e Edi Ramës.
XS
SM
MD
LG