Ndërlidhjet

Irak: Sulme vdekjeprurëse në disa qytete


Banorët janë mbledhur në vendin e shpërthimit të bombës në Kirkuk

Banorët janë mbledhur në vendin e shpërthimit të bombës në Kirkuk

Zyrtarët e Irakut thonë se nga sulmet me bomba janë vrarë së paku nëntë vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë në gjithë Irakun.

Në qytetin verior Kirkuk, zyrtarët thanë se dy makina – bomba kanë shpërthyer sot, duke vrarë së paku shtatë vetë.

Në qytetin Mosul, poashtu në veri të Irakut, është vrarë një oficer policie, ndërsa në Tarmijah, që është 50 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, nga sulmi vetëvrasës në një motoçikletë, është vrarë një polic.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por për incidentet e këtilla, në të kaluarën, ishin fajësuar militantët e ndërlidhur me al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG