Ndërlidhjet

SHBA: Obama e shpalli dorëheqjen e shefit të tatimeve


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka shpallur dorëheqjen e shefit të agjencisë amerikane të tatimeve, për shkak të skandalit të nxitur nga marrja në shënjestër e grupeve konservatore nga ana e zyrtarëve tatimorë.

Mbrëmë vonë në Uashington, zoti Obama, tha se dorëheqja e ushtruesit të detyrës së Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme të Shteteve të Bashkuara, Steven Miller, ishte pjesë e një vargu të masave për sigurimin e një sistemi të ri të kontrollit dhe mbrojtjes dhe për të qenë të sigurt se ky epizod nuk do të përsëritet.

Në këtë skandal, disa persona në agjencinë e taksave, kanë përdorë shenja që të identifikohen konservatorët nga “Tea Party” dhe “Patriot” në mënyrë që aplikimet e tyre për përjashtim nga tatimet, të merren nën shqyrtim plotësues.

Skandali u zbulua këtë javë në raportin për praktikat e këtij shërbimi nga Inspektori i Përgjithshëm i Thesarit për Administratën Tatimore.
XS
SM
MD
LG