Ndërlidhjet

OKB: AP e ka miratuar rezolutën për Sirinë


Pamje nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Pamje nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar rezolutën me të cilën kërkohet tranzicion politik në Siri.

Në tekstin joobligues të rezolutës, që u miratua mbrëmë vonë, fuqishëm dënohet regjimi i Sirisë për “përshkallëzimin” e luftës dhe mbështetet roli i Koalicionit Kombëtar Sirian në opozitë në bisedimet për tranzicion.

Rezoluta e mbështetur nga vendet arabe, është miratuar me 107 vota për, 12 kundër dhe 59 abstenime, që paraqet një rënie në mbështetje, në krahasim me rezolutën e ngjashme që kaloi në muajin Gusht të vitit të kaluar, me 133 vota për.

Rusia, aleat i afërt i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, e kundërshtoi tekstin e rezolutës duke thënë se ai është pengesë potenciale për bisedime paqësore.
XS
SM
MD
LG