Ndërlidhjet

Kirgizi: Zhirinovskit nuk i lejohet hyrja


Vladimir Zhirinovski

Vladimir Zhirinovski

Parlamenti i Kirgizisë e ka shpallur politikanin rus, Vladimir Zhirinovski, person të padëshiruar dhe ia ndaloi hyrjen në këtë vend.

Kjo masë mbrëmë në parlament kaloi pasi për të votuan 67 prej 120 deputetëve.

Vendimi për ndalesë kundër Vladimir Zhirinovskit, që është lider i Partisë Liberal Demokratike në Rusi, u bë pas propozimit të tij në Parlamentin rus, që Kirgizia t’ia japë Rusisë liqenin Issyk Kul, në këmbim për borxhin e këtij vendi ndaj Rusisë, në vlerë prej 500 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG