Ndërlidhjet

Rusi: Një tjetër spiun amerikan është dëbuar më herët këtë vit


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska
Televizioni shtetëror i Rusisë ka transmetuar pamje me të cilat pretendohet se një tjetër spiun i dyshuar amerikan, ishte dëbuar më herët këtë vit.

Në raportin e transmetuar mbrëmë, një person i ulur në errësirë dhe i identifikuar si një operativist i Shrëbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB) tha se “operativisti i CIA-s” ishte dëbuar në Janar.

Ai tha se FSB kishte kërkuar nga kolegët e Shteteve të Bashkuara që ta ndalin këtë “aktivitet shqetësues”.

Nuk është dhënë emri i agjentit të dyshuar, që është dëbuar nga Rusia.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Patrick Ventrell, u tha mbrëmë reporterëve në Uashington se “i kemi parë këto raporte të mediave, por nuk kam asgjë për ju për rastin e Janarit”.

Këto pretendime në raportet ruse u bënë pasi të martën Rusia e urdhëroi diplomatin amerikan, Ryan Christopher Fogle që të largohet, pasi shërbimet e sigurisë pretendonin se e kanë zënë atë gjatë përpjekjes për rekrutimin e një agjenti rus në Moskë.
XS
SM
MD
LG