Ndërlidhjet

Siri: Në një video shihen ekzekutimet nga islamistët


Një kryengritës e mbanë një flamur islamik në provincën Raqqa në Siri
Një kryengritës e mbanë një flamur islamik në provincën Raqqa në Siri
Një video e shpërndarë nga një grup monitorues pro-opozitë në Siri, i ka paraqitur luftëtarët nga grupi kryengritës në Siri, të ndërlidhur me Al-Kaidën, duke i ekzekutuar mbështetësit e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Videoja është shpërndarë sot nga Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut me seli në Londër.

Në të shihen njerëzit e maskuar duke e lexuar deklaratën nga Fronti al-Nusra, para se t’i qëllonin për vdekje, së paku nëntë të burgosur me sy të mbyllur.

Thuhet se ekzekutimet janë bërë në pjesën lindore të Sirisë, në vendin Deir Ezzor.

Observatori thotë se nuk është e qartë nëse viktimat ishin ushtarë të qeverisë së Sirisë, dhe kur kishin ndodhur vrasjet.

Thuhet se Froni al-Nusra, i ndërlidhur me al-Kaidën, është njëri nga grupet të pajisura dhe më aktivet në mesin e kryengritësve, që po luftojnë kundër regjimit të Assadit në Siri.
XS
SM
MD
LG