Ndërlidhjet

Sulme të reja vdekjeprurëse në Bagdad


Bagdad, 16 maj, 2013
Bagdad, 16 maj, 2013
Të paktën dy sulme vdekjeprurëse kanë ndodhur në Irak, një ditë pas një serie sulmesh që vranë më shumë se 30 njerëz.

Zyrtarët thanë se shpërthimet kanë goditur zonat shiite në Bagdad, përfshirë edhe periferinë e qytetit Sadr.

Zyrtarët thanë se të paktën 12 civilë janë vrarë dhe 30 janë plagosur.

Të mërkurën, sulmet me bomba kanë goditur zonat shiite në Bagdad dhe në Irakun verior.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në sulmin e së mërkurës në qytetin Sadr.

Vala e dhunës vjen në mesin e tensioneve në rritje në mes të myslimanëve sunitë dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët.

Myslimanët sunitë akuzojnë qeverinë e kryeministrit Nuri al-Maliki se ka margjinalizuar dhe ka përndjekur komunitetin që është minoritet.

Në komentet televizive Maliki ka fajësuar “gjuhën e urrejtjes” për këtë rritje të dhunës.
XS
SM
MD
LG