Ndërlidhjet

Juncker: Zbutet kriza në eurozonë


Jean-Claude Juncker
Jean-Claude Juncker
Kriza e eurozonës ka shënuar zbutje krahasuar me një vit më parë, derisa disa dyshonin në mbijetesën e saj, ka thënë kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker në Gjermani.

Kur të mblidhen liderët e BE-së në Bruksel në javën e ardhshme, do të jenë në gjendje të shikojnë prapa një “periudhë të zbutur”, iu ka thënë gazetarëve ish kreu i Eurogroupit para një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në disa komente të shkurtra për media, ai tha se 12 muaj më parë, “pa dyshim çështja kryesore ka qenë nëse duhet hequr nga eurozona Greqinë, dhe ka pasur pikëpyetje për substancën dhe mbijetesën e eurozonës”.

“Të gjitha këto frika dhe këta tituj janë zhdukur”, ka thënë , Jean-Claude Juncker.
XS
SM
MD
LG